Proteste
“seksi” ne Ukraine ne qendren e votimit ku ka votuar lideri i opozites
filoruse Viktor Ianukovich, nje nga dy kandidatet qe sfidohen ne
balotazhin presidencial.
Kater vajza te reja qe i perkasin nje grupi feminist te quajtur
“Femen” jane paraqitur me gjoks jashte duke bertitur sloganin: “Mjaft
abuzimeve me vendin”.
Policia i ka bllokuar menjehere duke i shoqeruar per ne komisariat per shkeljen e rendit publik.
Nje nga manifestueset, Alexandra Shevcenko u ka shpjeguar gazetareve
se “ajo qe ndodhi ne Ukraine gjate zgjedhjeve mund t’i jape fund
demokracise”.
Organizatoret e protestes kane siguruar se nuk mbeshtetnin asnje nga
dy kandidatet dhe kishin zgjedhur ate qender elektorale sepse aty do te
votonte Ianukovich.